Sali Beqiraj
#Ditë e shtunë, 24 Maj 1997. Para se të errej. Thanë vdiq Azem Shkreli. Këmbana e lajmit u bë pikëllimë. Ashta e Shkrelit e Livadhet e Lekës u mgrysen me shikimet e malësorëve si rrjeta merimangash majeve të mjegullave. Atë natë- nata ra e përmbysur në Shkrel!
#Njësoj, sot ditë e shtunë. Qiell shiu me të vjella résh. 28 vjet-varr. Varr- netët. Varr-ditët. Varr-motet. Varr- varri.
#Azem Shkreli, vdiq pak herët. Herët, po hijshëm. Sikur e kërkoi, kur tha; -më mëso të vdes bukur! Ndërkohë, na e mësoi të pathënën. Si hesht e dhemb ajo. Dhe iku Biblës së Heshtjes… Për t’u bërë Libër dhe Kohë!