Banorët e lagjes “Zabeli” votojnë për projektin e rregullimit të hapësirës rekreative

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka filluar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e lagjes “Zabeli”, në shkollën “Zija Shemsiu”.

Në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Bekim Salihu, drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu dhe zyrtarë të tjerë.

Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i rregullimit të hapësirës rekreative.