Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka filluar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës”.
Në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, ai Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës Bekim Salihu, drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu dhe zyrtarë të tjerë.
Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i parkingut rreth shkollës “Sadulla Brestovci”.