Bekim Azizi: Bashkë për Vitinë

Bekim Azizi
Me krenari dhe mirënjohje për besimin tuaj, ju prezantojmë listën tonë fituese për Kuvendin Komunal të Vitisë – një listë që sjell ndryshimin e vërtetë dhe përfaqësim të drejtë për secilin qytetar! 75% e kandidatëve tanë janë për herë të parë në garë, duke sjellë freski, ide të reja dhe energji për zhvillim.
65% prej tyre janë gra dhe të rinj – që sjellin zërin e barazisë dhe së ardhmes në qendër të vendimmarrjes.
Të gjithë profesionistë të dëshmuar, nga çdo lagje, fshat e pjesë e qytetit të Vitisë, që njohin mirë sfidat dhe mundësitë e secilit qytetar të Vitisë.
Ne besojmë në fuqinë e përfaqësimit të drejtë. Ne jemi zëri juaj!
Bashkë për Vitinë !
Me respekt dhe mirënjohje,
Bekim Azizi
Kandidat për Kryetar të Komunës së Vitisë