Gjilan: Buxheti i qytetit do të votohet nesër

Buxheti i qytetit do të votohet nesër.

Alban Hyseni

Pas takimit të fundit në KPF, më është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.

Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si Kryetar i Komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga Kryetari i Komunës.

Përshëndes reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.