Buxhetimi me Pjesëmarrje u mbajt edhe me banorët e fshatit Pogragjë

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Pogragjë, në shkollën “Liria”.

Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri dhe zyrtarë të tjerë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:

1.Renovimi i urës në hyrje të fshatit.
2.Mbrojtëse anësore në drejtim të rrugës për Uglar.
3.Shtigje për ecje.
4.Zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion.
5.Pajisje të fitnesit në hapësira të parqeve.
6.Asfaltimi i rrugëve.

Më 29 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.