Danillo Kish : Anatomia e aromës

Danillo Kish

ANATOMIA E AROMËS

ja
prej se është bërë
vetëm një ons parfumi
të njohur
prej 9500 lule
jasemini francez
prej 4800 trëndafilave
po kështu franceze
nga 80 trëndafila
të lodhura tmerrësisht
nga etja
në shkretëtirat e marokos
nga lulja e një lloji të irisit
që arrin të mbijetojë në plantacionet
afër firencës
ku janë ngritur
krematoriume të përçudnuara
dhe ku shfrytëzohen
stufat e diellit
që prej luleve të shtrydhen
njohjet
dhe më në fund
nga 35 përbërës aromatik kimike
të prodhuara nëpër fabrika
të cilat për shkak të baraspeshës barten
sa në njërën anë sa në tjetrën
dhe mbajnë në grumbull shpirtrat
e të gjitha luleve
që mes veti s’durohen

(Përktheu: Sh. Halimi)