Diogo Jota, i skuadrës Liverpool FC, humbi jetën në një aksident rrugor në Spanjë.

Futbollisti i kombëtares portugeze, 28-vjeçari Diogo Jota, i skuadrës Liverpool FC, humbi jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Fillimisht disa media spanjollje e angleze raportuan apër tragjedinë, duke cituar policinë spanjolle. Pak më vonë, edhe Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi vdekjen. Edhe vëllai 25-vjeçar i Jotës humbi jetën në aksident.
Jota ka luajtur për Liverpoolin që nga shtatori i vitit 2020 dhe fitoi titullin kampion në kampionatin anglez me ekipin sezonin e kaluar. Sulmuesi bëri 49 ndeshje për Portugalinë, duke shënuar 14 gola. 11 ditë më parë ai ishte martuar me Rute Cardoso.
Automjeti thuhet se doli nga rruga dhe pastaj mori flakë. Shërbimet e emergjencës vetëm muna ta konfirmonin vdekjen e dy të rinjve kur mbërritën në vendngjarje. Sipas mediave, Diogo Jota dhe vëllai pësuan u dogjën në aksident deri në shfytyrim, mbetjet e tyre u dërguan në një institut mjeko-ligjor./de/