Cancel Preloader

Doli nga shtypi monografia “Interactive Teaching in the Early School Age”

 Doli nga shtypi monografia “Interactive Teaching in the Early School Age”

 

Të nderuar miq,

Arbona Xhemajl

Sapo doli nga shtypi monografia “Interactive Teaching in the Early School Age”.

Studimi në fjalë paraqet një përmbledhje të materialeve konkrete nga praktikat mësimore, duke përfshirë aspekte të ndryshme, si: aplikimi i mësimdhënies ndërvepruese, të nxënit ndërveprues në grup dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
Po ashtu, në pjesën e hulumtimit analizohet roli i mësimdhënësit në një mjedis mësimor interaktiv dhe mënyrat se si ky mjedis ndihmon në zhvillimin e aftësive të nxënësve.
Në të njëjtën kohë, ky studim përfshin një krahasim midis mësimdhënies tradicionale dhe asaj bashkëkohore, përkatësisht ndërvepruese, duke vënë në pah efektet pozitive që sjell mësimdhënia ndërvepruese, për sa i përket angazhimit të nxënësve për përmirësimin e rezultateve të të mësuarit.
Duke pasur një perspektivë shumëdimensionale, kjo monografi do të jetë një burim i vlefshëm për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe për mësimdhënësit, duke u ofruar një qasje teorike dhe praktike, të bazuar në kërkime për të përmirësuar cilësinë, qëndrueshmërinë, si dhe zbatueshmërinë e njohurive të fituara nga nxënësit.

    XLPress

    Postime të ngjashëm