Dr Besnik Elezi kujton Presidentin Begaj kur ishte student i tij

Një ndjenjë lumturie e krenarie , në të njejtën kohë kur marr pjesë dhe shoh të nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Edhe atë pikërisht nga Universiteti i Qytetit tim.

Ma lau në këtë menyrë, Universiteti i qytetit ku jetoj e punoj sot , një borxh te vjetër që i kisha Presidentit te Shqiperise. Atë nga koha kur isha student mjekësie në Shqipëri e Zotëri Begaj, një nga profesorët e mi te gastrohepatologjisë.
S’i harroj dot, ato ligjërata, ato ndeja të pafund në Spitalin ushtarak të Tiranës e pastaj më vonë gjithë ato këmbimet në shkencë meqë vendosa të ndajë me të, të njejtin zanat mjekesie atë të barkut.
Një profesionist i përkushtuar që diti ta ngrisë lart mjekësinë shqiptare , një mësues shembullor gjithashtu.
Falemnderit për të gjitha Zoti President, falemnderit për Gjilanin dhe Kosovën.
E urime edhe njëherë.