Sipas një raporti të përgatitur për BE-në ekonomia ruse është në një gjendje më të keqe nga sa pranon qeveria në Moskë.
Shpërndarja e shtrembëruar e burimeve dhe tkurrja e rezervave financiare e bëjnë ekonominë ruse të paqëndrueshme në plan afatgjatë.Fotografi: EPA/Maxim Shipenkov/dpa/picture alliance
Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE). Shkaku për këtë është kalimi në një ekonomi lufte dhe efektet e sanksioneve perëndimore. Raporti u përgatit si material informues për ministrat e Financave të BE-së.
“Stimujt fiskalë për ekonominë e luftës i kanë siguruar ekonomisë mbijetesën për një afat të shkurtër”, thuhet në raport. “Megjithatë varësia prej financimeve të paqarta dhe jotransparente, shpërndarja e shtrembëruar e burimeve dhe tkurrja e rezervave financiare i bëjnë ato të paqëndrueshme në plan afatgjatë. Ndryshe nga pretendimet e Kremlinit, koha nuk punon për Rusinë.” – thuhet në raport.
Rusi, pajisje luftarake S-400 TriumfRusi, pajisje luftarake S-400 Triumf
Stimujt fiskalë për ekonominë e luftës i kanë siguruar ekonomisë ruse mbijetesën, por për një afat të shkurtërFotografi: picture-alliance/dpa/S. Malgavko
Dyshime për besueshmërinë e të dhënave ekonomike nga Rusia
Drejtori i SITE-s, Torbjörn Becker, shprehu në një takim me përfaqësues të mediave dyshime në lidhje me besueshmërinë e të dhënave ekonomike ruse. Nëse inflacioni është vërtet në nivelin nëntë deri në dhjetë përqind, pse banka qendrore ka vendosur një normë bazë interesi prej 21 përqindësh, pyeti ai.
Rusi, ndërtesa e bankës UniCreditRusi, ndërtesa e bankës UniCredit
Bankat ruse e vlerësojnë inflacionin shumë ulëtFotografi: Maksim Konstantinov/Russian Look/picture alliance
“Nëse bankat tona qendrore do të bënin diçka të tillë, ato do të mbeteshin të nesërmen pa punë.” Nëse inflacioni vlerësohet si shumë ulët, mbivlerësohet prodhimi ekonomik bruto. Gjithashtu ka mosmarrëveshje edhe për buxhetin. “Një pjesë e madhe e financimit të luftës kalon përmes sistemit bankar. Nëse ua shtojmë këtë shifrave të buxhetit, deficitet e tyre do të ishin rreth dy herë më të larta se sa thuhet në statistikat zyrtare.”