Cancel Preloader

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin!

 Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin!

 

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin! Në Vlorë, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë verës, është vënë së fundmi në funksion landfilli i ri në Sherishtë, një investim prej 25 milionë eurosh…

Kapitulli i 27-të i negociatave me BE, që përfshin fusha si menaxhimi i mbetjeve, ujërat e ndotura, energjia dhe mbrojtja e klimës, kërkon investime të mëdha në infrastrukturë, si dhe përgatitje të administratës për zbatim të ligjeve evropiane.

Në këtë përpjekje Gjermania është një nga partnerët më aktivë të Shqipërisë, përmes projekteve të financuara nga Banka gjermane për Zhvillim, KfW, dhe agjencia për bashkëpunim GIZ, në koordinim me Bashkimin Evropian. Rreth 70% e mbështetjes financiare gjermanefokusohet në sektorin energjetik, ndërsa 30% në zhvillimin e qëndrueshëm urban, përfshirë trajtimin e mbetjeve, riciklimin dhe infrastrukturën mjedisore në nivel lokal. “Objektivat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës duhet të kombinohen dhe të zhvillohen përmes një dialogu gjithëpërfshirës, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE” – u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner. “Këto janë kërkesa themelore për shumë kapituj që do të negociohen” – shtoi ai.

Investime për një mjedis më të pastër: Prej vitesh mbetjet urbane në jug të Shqipërisë janë burim ndotjeje dhe shqetësimi për komunitetin lokal. Në Vlorë, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë verës, është vënë së fundmi në funksion landfilli i ri në Sherishtë, një investim prej 25 milionë eurosh, nga të cilat 12 milionë në formën e një kredie nga Banka gjermane për Zhvillim KfW dhe pjesa tjetër grant.

Ky landfilli është projektuar të përballojë deri në 600 ton mbetje në ditë gjatë sezonit turistik dhe pritet të zëvendësojë depon ekzistuese, e cila shpesh është përballur me zjarre.

Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/gjermania-aleate-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-p%C3%ABr-mjedisin-dhe-integrimin/a-73173016

    XLPress

    Postime të ngjashëm