Greqia ka nxjerrë për herë të parë në det fregatën e re FDI HN “KIMON

Greqia ka nxjerrë për herë të parë në det fregatën e re FDI HN “KIMON”, e cila u nis për serinë e saj të parë të gjerë të provave detare, duke lundruar nga mjediset e Grupit Detar në Lorient.
Prova e parë e shkurtër detare e fregatës u zhvillua në fund të majit, kryesisht e kufizuar në konfirmimin e sistemit shtytës. Megjithatë, këtë herë, “KIMON” po hyn në zemër të vlerësimit, pasi pritet të realizohet testimi operativ në kushte reale.
Fregata “KIMON ” është e para nga tre anije të kësaj klase që po ndërtohen për Marinën helene, bazuar në tipin Belharra, por me modifikime të rëndësishme.
Ajo përfshin sisteme të përparuara, të tilla si RAM për mbrojtje nga afër, 32 lëshues vertikalë për raketat Aster 30 dhe gjenerata e fundit e Thales ECM, e cila është në fazën përfundimtare të testimit