Gruaja në politikë dhe nevojat për të aty!

Nga Elvira Zeneli

Për më shumë se tre dekadave është folur kaq shumë për pjesëmarrjen e gruas në politikë, për kuotat, për sa e nevojshme është që gruaja të jetë në vendimarrje.
Por unë dhe ju e dini, që kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm një çështje seminaresh, trajnimesh, legjislacioni apo formularësh e numrash. Gruaja në politikë ka qene është dhe do të jetë gjithmonë; sepse ajo influencon gjithë rritjen e shoqërisë. Çështja me politikën dhe gruan është, ku qëndron ajo, sa lart, sa e vlerësuar me meritë, dhe jo e numëruar me kuotë. Të dashura kolege dhe të dashura mikesha, unë e di çfarë do të thotë të bësh karrierë e aq më tepër politikë, në një vend ish komunist dhe patriarkal.
Kur them vend patriarkal nuk kam asnjë gjykim për burrat dhe kurrë nuk do zgjedh të jem ndër ata që fajësojnë më shumë burrat për sfidat e grave. Madje mendoj që kur gratë nuk janë të mirëvendosura në shoqëri burrat nuk jetojnë më mirë, jetojnë keq pikërisht sepse bashkëjetojnë me gra që nuk janë mirë me veten,
Por më lejoni të ndaloj këtu dhe të ndaj me ju një shqetësim të rëndësishëm, i cili nuk ka të bëjë me shumë fjalë të vetëm moralizuese që kemi thënë deri sot për gruan në politikë dhe shoqëri.
Nëse përgjatë historisë gruaja shqiptare, ajo e Shqipërisë, e Kosovës apo Maqedonisë së Veriut e kudo, ka ditur ti japë besim shtysë motivim madhështi djalit, burrit, babait por nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me vajzën me veten me motrën rrallëherë me nënën.
Dhe kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm shqiptare apo ballkanike, ky është rrugëtimi i gruas në histori. Tek rritja e vajzave duhet të kemi të njëjtën mënyrë rritje si me djemtë, ky do të jetë embrioni i zhvillimit të vërtetë të gruas në politikë.
Kurre nuk do tju them mbështeteni një grua thjeshtë dhe vetëm sepse është grua, kjo do ta zhvlerësonte gruan sepse vlerësimi vetëm nga gjinia është po aq i dēmshēm sa zhvlerësimi vetëm nga gjinia.
Kur përballë nesh është një grua e suksesshne, e arrirë që ia vlen ta dëgjosh, që i thërret veshit tonë të arsyes, të mos na e mjegullojë mendjen paragjykimi i zakonshëm për të gjetur ndonjë gjë që nuk shkon tek ajo. Të mos na errësojë mendjen zakoni që jemi mësuar të kërkojmë të tjerë pas suksesit të saj. Një grua e tillë duhet të jetë lavdia e seicilës prej nesh, këto gra fituese meritojnë nga njëra tjetra maksimumin e mbështetjes sepse nga këtu nis ndërtimi për një botë meritash dhe vlerash…..”Gratë shqiptare që shkruhen me shkronja të mëdha në fletët e historisë por edhe ato që na bëjnë krenare sot nëpër botë.
Teuta e Ilirisë e njohur edhe si mbretëresha Teuta u vu në krye të shtetit ilir dhe të ushtrisë së tij pas vdekjes së të shoqit, mbretit Agron, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s.
Gonxhe Bojaxhiu është njohur si grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e mençur. Nënë Tereza e Kalkutës, është nëna e botës, por origjina e saj shqiptare, do të na bëjë krenarë përjetë.
Një jetë të mbushur me art dhe emocione, artistja jonë e madhe Nexhmije Pagarusha.
Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste rumune me origjinë shqiptare.
Ajo njihej me pseudonimin Dora D’Istria, sepse atëherë ishte shumë i vështirë pranimi i rolit të gruas në letërsi, politikë, drejtësi, diplomaci dhe profesione që ishin pronë e mendjes mashkullore. Në kohën kur jetoi, Elena u quajt Princesha e Kulturës Evropiane.
E kush nuk e njeh Shote Galicën, jehona e së cilës jeton edhe sot. Luftëtare e shquar e çetave kryengritëse të Kosovës për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha viseve shqiptare. Pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Nga masakrat e serbëve, ajo humbi 22 anëtarë të familjes. Në vitin 1927, ajo u vendos në Shqipëri, në Fushë-Krujë, vit kur edhe u nda nga jeta.
Marigo Posio është vajza shqiptare që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ajo e qëndisi flamurin, duke u shënjuar si një nga gratë e rëndësishme të historisë sonë.
Sevasti Qiriazi luajti një rol të madh në arsmimin e grave. Ajo ishte nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vajzave. Sevasti Qiriazi ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në institucionin amerikan “Robert College”.
Eleni Qirici ka qenë gruaja e parë shqiptare që aktroi në Hollywood. Ajo ishte një vajzë e bukur, me ëndrra që u bë e famshme në Hollywood dhe arriti majat e karrierës. Eleni e vinte gjithmonë në dukje faktin që ishte shqiptare.Ikbal Çika është gruaja e parë gazetare shqiptare dhe e para para pronare grua e revistës ekonomike-letrate “Java”. Ajo hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së grave në të gjitha fushat e jetës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, emancipues për gratë.
Vaçe Zela ka qenë dhe mbetet ikona e këngës shqiptare. Zëri i saj i jashtëzakonshëm i mbushte me energji skenat. Ajo është e vetmja femër shqiptare që është nderuar sa ishte gjallë me urdhrin “Nderi i Kombit”, për vlerat e saj si artiste e shquar.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e operave më prestigjioze, duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Disa nga pjesëmarrjet e saj më të suksesshme në operat botërore mbeten: “Meede” (1996) në Francë, “La Scara” (2001) në Itali, e shumë e shumë të tjera.
Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u bë e njohur në serialet”Buffy” dhe “Angel”, por ajo u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në filmat “True Lies”, “The New Guy”, veçanërisht në filmin horror “Wrong Turn”. Eliza ka realizuar edhe një film-dokumentar për viset shqiptare.
E shumë e shumë gra të tjera që kanë dhënë për kombin shqiptar dhe na bëjnë krenarë.