Cancel Preloader

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

 Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

 

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qyteti

Po vazhdon shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese e parqeve në qytetin e Gjilanit.

Së shpejti secila lagje do të ketë hapësirë gjelbëruese, ku qytetarët mund të relaksohen.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së shpejti, edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit, duke e çuar në 12 numrin total të parqeve të ndërtuara në vetëm katër vite.

“Në të njëjtën periudhë janë ndërtuar 15 terrene sportive e gjithsej 21 kënde lojërash”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se marrëveshja me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, tashmë është nënshkruar dhe shumë shpejt çdo lagje e qytetit do të ketë hapësirën e saj për pushim, argëtim dhe qetësi.

Në foto mund të shihni vizualizimet se si do të transformohen këto hapësira që i rikthehen qytetarëve.

XLPress

Postime të ngjashëm