Hyseni takim me banorët e lagjes “Zabel” për rëndësinë e Buxhetimit me pjesëmarrje

Në takim me banorët e lagjes “Zabel” kryetari Alban Hyseni, foli për rëndësinë e Buxhetimit me pjesëmarrje, duke inkurajuar të pranishmit për propozime dhe bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta.

Propozimet e banorëve në Zabel për projektet me prioritet janë:
1. Fusha e volejbollit
2. Rregullimi i hapësirës rekreative
3. Këndi i lodrave për fëmijë
4. Rregullimi i shtratit të lumit
5. Vendosja e shportave për mbeturinat

Në takim morën pjesë shumë qytetarë, drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive komunale.

Në Zabel do të kthehemi më 26 maj, me procesin e votimit për projektin që do të realizohet në lagje për komunitetin.

Lagjja jote, vendimi yt!