Investimet në Lipovicë e Burnicë, po japin rezultate

Hyseni: Puna e bërë dhe investimet në Lipovicë e Burnicë, po japin rezultate
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatrat e malësisë së Karadakut: Lipovicë dhe Burincë ku ka takuar banorët nga të cilët është informuar për jetën, sfidat dhe kërkesat e tyre.
I pari i Gjilanit, tha se kaluan një ditë të jashtëzakonshme në Lipovicë dhe Burincë ku takuan banorët e zonës të cilët me punë dhe përkushtim po ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
“Biseduam gjatë për sfidat dhe nevojat e zonës, ndërsa morëm mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për punën e bërë dhe investimet që po japin rezultate, nga infrastruktura rrugore e deri te mbështetja për bujqësi”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, shtoi se mbështetja e tyre e sinqertë i motivon edhe më shumë për të punuar drejt një Gjilani që duam.