Jo drogës

Dita ndërkombëtare kundër abuzimit të drogës
Divizioni i Policimit në Bashkësi së bashku me zyrtarë policorë nga stacioni policor ‘Qendra’, ka realizuar fushatën në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm.
Kjo fushatë është realizuar duke u bazuar në projektin “Bëhu hero i jetës tënde”, projekt i cili është iniciuar nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, ndërsa është implementuar nga të gjitha DRP-të.
Synimi i fushatës ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve e sidomos i të rinjve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike.
“Me anë të motos “Bëhu hero i jetës tënde” qytetarëve iu është bërë thirrje që ta diskutojnë çështjen e drogave në mënyrë më të hapur me fëmijët e tyre dhe nëpër shkolla, po ashtu t’i raportojnë në Polici rastet që kanë të bëjnë me droga. Gjatë këtij aktiviteti iu janë shpërndarë afër 800 broshura vetëdijësuese qytetarëve dhe të rinjve. Fushatës me disa aktivitete vetëdijesuese i është bashkangjitur edhe OJQ “RI-JETA” nga Ferizaj. Aktivitetet u përbënë nga një fushatë reklamuese intensive edhe në TV”, njofton Policia e Kosovës.