Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka ndarë një album me pamje nga eventi në Teatrin e Operas dhe Baletit ku u mbajt një koncerti festiv për kremtimin e regjistrimit të K’cimit të Tropojës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Trupa performoi ritmet e bukura të veriut, ndërsa nuk mungoi skenografia e duhur për të krijuar atmosferën e këtyre tingujve.
Koncerti është kujtesë e një ngjarjeje të shënuar për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare si pranimi i “K’cimit të Tropojës’ së pjesë e Listës
“Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e një mbrëmjeje magjike në TKOBAP, ku festuam K’cimin e Tropojës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, me performanca magjepsëse nga bartës të kësaj tradite ndër breza, bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ju uroj një të dielë të bukur!”, shkruan Gonxhja.