Cancel Preloader

Kështjellat e mbretit Ludwig trashëgimi e kulturës botëror

 Kështjellat e mbretit Ludwig trashëgimi e kulturës botëror

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II Komisioni i UNESCO-s i shpall trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

Kështjella përrallore e mbretit të Bavarisë Ludwig II Neuschwanstein e rrethuar nga pejzazhi idili dhe liqeni që ndodhet poshtë kodrinës ku është e ndërtuar kështjella
Kështjella NeuschwansteinFotografi: Frank Rumpenhorst/dpa/picture alliance
Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët. Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Pamje e kopshtit me lule të kuqe dhe pemë që shtrihet para kështjellës Herrencheimsee, ndërtuar nga mbreti i Bavarisë Ludwig i IIPamje e kopshtit me lule të kuqe dhe pemë që shtrihet para kështjellës Herrencheimsee, ndërtuar nga mbreti i Bavarisë Ludwig i II
Kështjella Herrenchiemsee ndërtuar sipas modelit të VersajësFotografi: Karl-Josef Hildenbrand/dpa/picture alliance
Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash. Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Pamje e fasadës së kështjellës Linderhof me shkallët dhe skulpturat anash tyre në pejzazhin e gjelbëruar alpin të BavarisëPamje e fasadës së kështjellës Linderhof me shkallët dhe skulpturat anash tyre në pejzazhin e gjelbëruar alpin të Bavarisë
Kështjella LinderhofFotografi: Guenter Graefenhain/imageBROKER/picture alliance
Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë. Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij./dw/

    XLPress

    Postime të ngjashëm