Komisioni për Administrimin e Gjykatave vizitoi Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj

Komisioni për Administrimin e Gjykatave vizitoi Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj
Gjilan, 25 Qershor 2025 – Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj priti të mërkurën në një vizitë përfaqësuesitë e Komisionit për Administrimin e Gjykatave në bashkëpunim me Njësinë për Inspektim Gjyqësor.
Në këtë vizitë ishin të pranishëm Arjeta Sadiku, Zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija, Kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Ahmet Imami, Anëtar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave dhe zyrtarë të tjerë nga këshilli.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të funksionimit të gjykatave, rritjes së transparencës dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët.
Pas vizitës në Gjykatën Themelore në Gjilan, Komisioni për Administrimin e Gjykatave ka vizituar edhe Degët e Gjykatës Themelore në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.