Cancel Preloader

Komuna e Gjilanit, model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, vlerësohet me mirënjohje nga DEMOS-i

 Komuna e Gjilanit, model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, vlerësohet me mirënjohje nga DEMOS-i

 

Komuna e Gjilanit, model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, vlerësohet me mirënjohje nga DEMOS-i

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), ka ndarë mirënjohje për Komunën e Gjilanit: për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm në promovimin e një planifikimi buxhetor të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor dhe social.

Komuna e Gjilanit, është model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, ku edhe sivjet janë mbajtur dëgjimet për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, buxhetimi me pjesëmarrje dhe Korniza Afatmesme Buxhetore.

Në kuadër të mbështetjes disa-vjeçare të projektit DEMOS, është mbajtur punëtoria, e cila do të shërbejë si një hap final për të reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë rrëfyer tri nga praktikat ose rezultate që e kanë veçuar komunën këtë vit në procesin e planifikimit të buxhetit.

Derisa as sivjet nuk mungojnë rrëfime suksesi, ku ka pasur realizim rekord projekti, organizim i mirë nga një grup i vogël banorësh dhe përfitimi i projektit karshi pjesës shumë të madhe të fshatit dhe pjesëmarrja e të gjitha shtresave, gjinive, moshave, komuniteteve, OJQ-ve e të tjerëve nga të gjitha fushat.

Si rezultat e bashkëpunimit, janë përmbushur objektivat në përmirësimin e performancës së komunës në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal.

Komuna e Gjilanit, është mbështetur sivjet nga DEMOS-i për planifikimin e buxhetit në nivel komunal, ku dhe nuk mungojnë rezultate në fushat në vijim: shqyrtimi i përfitimeve të mbajtjes së dëgjimeve buxhetore herët gjatë vitit; ofrimi i informacionit të qartë dhe transparent mbi buxhetin; zhvillimi i udhëzuesve për planifikim, organizim, lehtësim e dokumentim të dëgjimeve buxhetore dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me këtë proces.

Po ashtu është përkrahur grupi punues i Komunës së Gjilanit, për përmirësim dhe avancim të mëtutjeshëm të procesit të planifikimit buxhetor në nivel lokal.

    XLPress

    Postime të ngjashëm