Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

Nënkryetarja e Komunës së Gjillanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me zyrtaren e barazisë gjinore, Linditë Salihu, drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabanin dhe drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin, pritën në takim Luljeta Demollin, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Vlera Kastratin, këshilltare nga UN Women.

Kjo organizatë është e kontraktuar nga UN Women në Kosovë, në kuadër të monitorimit të zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore.

Nënkryetarja e komunës tha se ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme ndaj barazisë gjinore.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave që fuqizojnë rolin e gruas dhe përfshirjen e barabartë të të gjitha grupeve në shoqëri”, tha Morina Bunjlku.

Ajo falënderoi QKSGJ-në dhe UN Women për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë!