Kosova asht e lirë!

💛💙

*.*.*.

VADE RETRO SATANA

Kosova asht e lirë!

Ka qysh fmij,
Qi m’rrin nji lot në shtjekë të synit!

Shumë stinë të kthyeme mbrapsht
Sillen rreth vedit,
Se dimni lindi, u rrit e u plak
Pa pyet kand,
N’Dardani.

Shqipja ‘eme nuk ka veç dy krena
Shqipja ‘eme ka dy zemna,
Njana rreh në t’bardhin Dri,
Njana po në Dri të Zi.

Shqipja ‘eme ka dy shpirtna,
Nji n’Kosovë e nji n’Shqipni.

Ka kohë qi e kam nji lot në shtjekë të synit,
Qi gazin ma ndal
Qi kangen ma ban vaj
Qi nuse s’em len’ me dal’.

Due me shkue në Prishtin’,
Ti them Nan’s Tereze n’Katedralë
Dy fjalë mes grash.

Due me shkue ‘dhe n’Gjakovë
Me i than’ se gjaku hup nuk shkon.

Due me dal dhe der’ n’Rugovë,
Me u thanë Bjeshk’ve qi mos të thahen edhe pak,
Se, edhe nama e ka nji fund.

Vade retro Satana,
Kosova asht e lirë!

gabriela.mujaj