Cancel Preloader

KRIMET “NË EMËR TË ZOTIT”!…

 KRIMET “NË EMËR TË ZOTIT”!…

 

KRIMET “NË EMËR TË ZOTIT”!…

O Krysostomus Grill : „Mesianizmi serb i peshkopit Velimiroviq“,botuar nga „Erzabtei“, Mynhen.

Nga Jusuf BUXHOVI

Kleriku gjerman, Krystostomus Grill botoi një studim voluminoz rreth veprës së peshkopit Nikola Veliniroviq, ku shihet roli i kishës ortodokse serbe në krijimin e mitit të Kosovës, që gjatë luftrave të para imperialiste serbe në Ballkan sherbeu për ta ushqyer idenë e krjimit të Serbisë së madhe me anën e „gjakut të shenjtë“,por që njëherësh sherbeu edhe si platformë Millosheviqit dhe bashkëmendimtarëve të tij për të filluar luftën kundër kroatëve,boshnjakëve dhe së fundit kundër shqiptarëve,luftë kjo me të njëjtat parametra dhe qëllime…
Gjatëkohë është thënë se hegjemonizmi serbomadh është ushqyer nga veprimtaria e kishtës ortodokse serbe, e cila ka luajtur rolin e faktorit të pakapërcyeshëm „të mobilizimit shpirtëror“. Peshkopët serbë,jo rrallë, jo vetëm që kishat i kanë kthyer në qendra „logjistike“, në depo armësh, por njëherësh ata kanë marrë pjesë me pushkë në dorë në krye të fushatave serbe për të inspiruar popullin serb në luftën „e shenjtë“ për krijimin e mesianizmit të ri,ku,sipas tyre, „serbët do të flijoheshin jo vetëm për atdhe,por edhe për mbrojtjen e krishtenimit nga antikristët e rinjë,të cilët nuk ndodhen vetëm në radhët e fundamentalistëve islamik,por edhe në kuadër të katolicizmit dhe frakcioneve të tjera krishtene“…

Kujt i duhet „mesianizmi“ i ri?…
Teologu gjerman Krysostomus Grill, para opinionit gjerman dhe atij evropian doli me një studim të gjërë disertacioni, ku zbulon deri në hollësi prëcaktimin e kishës ortodokse serbe në sherbim të politikës serbomadhe dhe të pastrimeve etnike me dhunë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, me pretendimet që prej andej të përzehet faktori shqiptar, meqë sipas pikëpamjeve të të kësaj kishe, „serbët kanë të drejtën e zotit të posedojnë shpirtërisht dhe fizikisht Kosovën dhe ta mbajnë atë si të shenjtë“, meqë „ aty kanë zhvilluar njërën ndër bëtejat më të përgjakshme dhe vendimtare në mbrojtje të qenies serbe,por edhe të krishtenizmit të mirëfillët si dhe qytetërimit botëror…“
Grillit si shkas për këtë studim i sherbeu fakti se në Romë në vitin 1956 u botua libri i peshkopit serb Nikolla Velimiroviq „Mesianizmi serb dhe Evropa“, i ribotua në vitin 1993, ku ai, luftën e Kosovës të vitit 1389 e sheh si një referencë për „ripërtrirjen e të gjithë popujve të botës“. Në këtë pamflet, siç e quan Grilli, kisha ortodokse serbe vazhdoi traditën e spekulimve dhe të manipulimeve me mitin e Kosovës, i cili ka karakter anticivilizues dhe antikishtar për faktin se ai ngritet mbi fundamentin e një gënjeshtre,por edhe për arsye se kjo gënjeshtër pastaj u instrumentalizuar për qëllime politike dhe hegjemoniste,për t´u kthyer në një shtysë me të cilën Serbia,që nga luftat ballkanike e tutje vazhdoi praktikën e shtrirjes kah jugu „për t´i mbrojtur shejtnitë“ në mënyrë që kjo betejë të rifillojë në fund të viteve të tetëdhjeta me kryqëzatën e re serbe kundër shqitparëve, e cila u pralajmërua në vitin 1989 me fjalimin e njohur të Millosheviqit në Kosovë,që u bë me rastin e 600 vjetorit të kësaj beteje,kur ai la qartë për të kuptuar se „fryma e kësaj beteje do t´i udhëheq edhe mëtutje serbët për t´i realizuar idealet e mëdha kombëtare dhe civilizuese“!
Duke iu referuar librit të Velimiroviqit, për të cilin Grill thotë se njësoj u sherbeu si inspirim si qetnikëve të Mihajloviqit, por edhe pasardhësve të tyre që masakruan boshnjakët dhe kroatët e pambrojtur në Knin,Slavoni, Bosnje dhe së fundit në Kosovë, që ende gjithnjë vazhdojnë të vrasin „me bekimin e zotit“, zbulon faktin se patriku Velimiroviq mori pjesë në luftrat ballkanike me pushkë në dorë. „Si vullnetar“ kaloi nëpër Kosovë dhe shkoi deri në Ohër,për t´i „bekuar“ shejtnitë „e uzurpuara nga antikrishtët“ në mënyrë që për disa vjet praktikisht nëpër Kosovë dhe Maqedoni, si patrik i dioqezës së Ohrit, të udhëheq projektet për kishëzimin sa më të madh të „tokave të vjetra serbe“. Ai madje ishte njëri ndër autorët e krijimit të mitit tjetër – të ashtuquajturës „golgotë serbe“ gjatë luftrave ballkanike,ku serbët,serish, në luftën e tyre kundër otomanëve dhe gjermanëve, u flijuan për qytetërimin evropian e me këtë e prligjën të drejtën „e zotit“ që të posedojnë përgjithmonë Kosovën dhe Maqedoni si „djep i shpirtit serb“!…Grill thotë se kjo ishte vetëm një gënjeshtër ndër shumë genjeshtrat propagandistike serbe me të cilën luftrave të vonshme imperialiste serbe është dashtë t´u jepet „oreoli“ krishten, ndërkohë që e verteta është tjetërfare dhe e kundërt me parimet e krishtërimit dhe ato elementare civilizuese. „Gjatë luftrave ballkanike dhe më vonë“, thotë Grill, „nuk ndodhi golgota serbe, por ndodhi golgota shqiptare“,ngaqë shqiptarët u masakruan nga amrata serbe dhe u detyruan t´i braktisin trojet e tyre. Autori bën të ditur se me qindra e mijëra shqitparë u detyruan të shpërngulen në Anadoll dhe gjetiu dhe kjo u bë edhe me miratimin e heshtur të disa fuqive evropiane, të cilat gjatë luftrave ballkanike dhe asaj botërore ishin aleatë të serbëve dhe sikur nuk kishin asgjë që kisha ortodokse serbe me propagandën e saj raportet midis „krishtit dhe antikrishtit“ i shihte në prizmin e konfrontimeve midis alenacës së tre Cezarëve (atyreve të Stambollit,Vjenës dhe Berlinit) dhe kundërshtarëve të tyre që nisnin nga qendra e Evropës dhe shkonin deri në Moskë. Golgota shqipare, thotë Grill, po vazhdon edhe sot e gjithditën, sy botës dhe se ajo nuk mund të shikohet e shkëputur edhe nga prizmi i „ferkimeve tradicionale të kristit dhe antikristit“,të klisheve të shikuara sipas platformës së Velimiroviqit,ku aleancës francezo-ruse i parashihet një përspektivë e jashtëzakonshme në të cilën faktori serb do të jetë një nyjë e pakapërcyeshme?…

Vazhdon golgota shqiptare…
Te vazhdimi i golgotës shqiptare mbi platformën tradicionale serbomadhe,ku roli i kishës ortodokse serbe është jashtëzakonisht i madh, ndalet edhe recensionisti i librit , Rudolf Grylih, i cili njëherësh është edhe autor i parathënies së librit. Grylih, i cili ka paditur kishën ortodokse serbe për në insipirimin e luftës hegjemonsite serbe të vitit 1991 si dhe për pjesmarrje të drejtpërdrejtë në të te disa vladikëve serbe, vlerëson se libri i Krysostomus Grillit paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen dhe demistifikimin e rolit të kishës ortodokse serbe në porceset tragjike ballkanike. Grylih thotë se njëri ndër faktet më akuzues të saj është gjenocidi i bërë ndaj popujve joserbë: boshnjakët dhe shqiptarët,gjenocid ky që po zhvillohet edhe sot e gjithditën herë me perfiditet e herë me anën e veprimeve të drejtpërsëdrejta luftarake,që kanë për qëllim pastrimet etnike,siç u bënë në Bosnje dhe Hercegovinë e që u sherbyen edhe marrëveshjeve të mëtutjeshme për ndajen praktike të saj në dy pjesë,ku gjysma iu dha serbëve. Në këtë kontekst Grylih, formën më të rëndë të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë e sheh në veprimet e vazhdueshme dhe konkrete të kishës ortodose serbe për kishëzimin e dhunshëm që po bëhet me ndërtimin e kishave serbe në vendbanimet e qindpërqindëta shqipare – Gjakova dhe të tjera si dhe rrënimin e xhamive,kishave katolike dhe objekteve të tjera fetare të shqiptarëve,që u bë kësaj vere nëpër të gjitha lokalitetet shqiptare të përfshira nga ofanziva serbe. Grylih konsideron se kisha ortodokse serbe nuk mund të shtiret se është për „paqë në Kosovë“, kur ajo imponon tempuj ortodoks atje, rrënon tempujt shqiptarë… Andaj, në këtë kontekst Grylih librin e Grillit „Mesianizmi serb i peshkopi Velimiroviq“,botuar nga „Erzabtei“ e vlerson si një mesazh të qartë jo për ta mbrojtur „mesianizmin e ri serb“ , por për t´u mbrojtur nga ai sa më shpejt që të jetë e mundur…
….

    XLPress

    Postime të ngjashëm