Kryengritja e Postribës, rezistencë e antikomuniste e nacionalistëve!

Shpetim Axhami
Kryengritja e Postribës, rezistencë e antikomuniste e nacionalistëve!
Kryengritja e Postribës, e shpërthyer më 9 shtator 1946 në rrethinat e Shkodrës, shënon faqen e parë të rezistencës së hapur antikomuniste në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore.
Në kushtet kur regjimi komunist kishte filluar ndjekjen e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politikë, pushkatimet masive dhe persekutime, Postriba u bë simboli i guximit për të mos pranuar robërinë e kuqe.
Kryengritja u shtyp me gjak e dhunë!
Dhjetëra atdhetarë u pushkatuan, qindra u burgosën, ndërsa familjet e tyre u internuan. Shkodra u trajtua për dekada nga regjimi si “vatra e reaksionit”.
Shumë nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të kryengritjes kishin lidhje me Lëvizjen e Legalitetit, ata bashkëpunuan me nacionalistët e tjerë, duke e parë çlirimin nga diktatura si mision të përbashkët kombëtar.
Ne, legalistët, jemi pasardhësit e atyre burrave që në Postribë ngritën pushkën për liri dhe dinjitet, sot, në kohë moderne, kauza jonë nuk është më me armë, por me vizion, ide dhe vullnet demokratik, për një Shqipëri të lirë e demokratike, të bashkuar e sovrane nën kurorën mbretërore.
Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për liri, për një Shqipëri pa komunizëm🇦🇱