Cancel Preloader

Kryetari Hyseni: 40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve

 Kryetari Hyseni: 40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve

Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, janë bërë dhe po bëhen investime milionëshe gjatë katër vjetëve të fundit në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë katër vjet punë, përkushtim dhe rezultate konkrete për Gjilanin.

“40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, nëpërmjet një video ka përmbledh rrugëtimin deri më sot dhe vizionin për të ardhmen.

“Puna vazhdon, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.

    XLPress

    Postime të ngjashëm