Cancel Preloader

Kurti: Me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fshatin Grizime vizituam dy investime të veçanta në ekonominë tonë

 Kurti: Me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fshatin Grizime vizituam dy investime të veçanta në ekonominë tonë

Albin Kurti

Me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fshatin Grizime vizituam dy investime të veçanta në ekonominë tonë.

Së pari, fabrikën më të re të ujit “Qua FIX”, e cila u hap këtë vit me një investim prej mbi 500 mijë eurosh. Me kapacitet prodhues prej 10 mijë litrash ujë në orë, kjo fabrikë tashmë punëson 12 persona.

Më pas, pamë nga afër edhe fabrikën e kërpudhave “Champingnon”, ku punësohen 30 punëtorë, prej të cilëve 80% janë gra. Prodhimi ditor arrin rreth 1,000 kg, me synim rritjen në 1,800 kg. Ndërkohë, 99% e përpunimit të kërpudhave të malit eksportohet në Evropë dhe Amerikë.

Investime të tilla, që mbështesin zhvillimin lokal, gjallërojnë jetën në fshat dhe forcojnë komunitetin, janë tejet të rëndësishme për ekonominë tonë.

    XLPress

    Postime të ngjashëm