Kush po don të kallë Gjilanin për të ngrohur “shpinën e tij” politike!?

Komuna e Gjilanit po futet në labirintin e stërkeqjes politike dhe gjendet vetëm një hap afër kollapsit financiar si pasojë e mos votimit të buxhetit komunal.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka ngritur skajshëm shqetësimin se “Opozita i braktisi sërish qytetarët e Gjilanit duke bojkotuar pjesëmarrjen në seancën urgjente të Kuvendit Komunal. Mos miratimi i buxhetit për vitin 2025 po e ripërsëris se do të lë pa paga e në pasiguri totale 2,419 punëtorë komunalë,” ka thënë Hyseni, duke bërë të ditur se do të thirret sërish seancë urgjente për nesër dhe lusim opozitën që të reflektojë, sepse në këtë rast pësojnë vetëm qytetarët e Gjilanit e qindra familje.

“Kjo situatë po më asocion me dëshirën e ndezjes së shtëpisë për ta ngrohur veten. Pra, e shkatërron gjithçka brenda një komune, me qëllimin që të ndihen mirë opozitarët,” ka thënë Kryetari Hyseni. /xlpress.tv/