Cancel Preloader

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

 Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

 

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, me propozimet e Komisionit Konsultativ e në harmonizim me ligjet në fuqi

Gjilan, 3 korrik 2025 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, që është e shtata e rregullt për këtë vit, kanë miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, me propozimet e Komisionit Konsultativ të Kuvendit, i themeluar në seancën e kaluar,  në harmonizim të plotë me ligjet në fuqi.

Kuvendarët kanë miratuar, po ashtu, edhe propozim-vendimin për lirimin e përkohshëm nga obligimi i pagesës së gjobës komunale të regjistrimit të mëvonshëm të lindjes dhe vdekjes, propozim-vendimin për fillimin e procesit të bursave për studentë për vitin akademik 2024-2025 e vendimin për zhvlerësimin e vlerës së pajisjeve të laptopëve të anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkaq, raporti i punës së kryetarit për vitin 2024, raporti financiar për vitin fiskal 2024, raporti financiar janar-mars 2025, Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028, rishqyrtimi i vendimit për caktimin e lokacionit dhe ndarjen e sipërfaqes së tokës për ndërtimin e Kullës Muze “Agim Ramadani” në Zhegër, bartja e mjeteve financiare dhe ndarja e mjeteve financiare për subvencionimin e lehonave, janë shtyrë për një seancë tjetër.

Paraprakisht, Kuvendi nuk ka futur në rend dite kërkesat e drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, për miratimin e Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, kërkësën për faljen e borxheve të taksave komunale 2000-2019 e kërkesën për lirimin nga ngarkesa e taksës komunale për vitin 2025 sikurse edhe kërkesën e drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu, për miratimin e Komisioni tpër përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.

Në këtë mbledhje kanë kontribuar me pyetje, kërkesa e rekomandime asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi Kqiku, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Arianit Sadiku, Besnik Shala, Afërdita Balaj, Latif Maliqi, Ganimet Sabedini, Ekrem Kryeziu, Gresa Avdiu, Gentrit Murseli, Mimoza Kadriu, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani, Nazim Gagica e Shpresa Kurteshi Emini, të cilëve u janë përgjigjur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku,  drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu, Enver Shabani, Ali Arifi, Kushtrim Ibrahimi, Entela Hyseni e Arbenita Sopi – Haziri, sikurse edhe udhëheqësi i Njësisë së Personelit, Burim Kryeziu.

XLPress

Postime të ngjashëm