Lidhjet dhe ndërveprimet midis filozofisë dhe poezisë

LIDHJET DHE NDËRVEPRIMET MIDIS FILOZOFISË DHE POEZISË

Muhamedin Kullashi

Paradokohe doli nga shtypi libri “Filozofia dhe poezia” i botuar nga AShAK.Nê këtë libêr janê kumtesat e studiuesëve të shquar nga fusha e filozofisë dhe letërsisë nga Prishtina, Tirana dhe Parisi. Konferenca shkencore ndërkombëtare “Filozofia dhe poezia” u mbajt në AShAK më 3 maj.
Akademiku i njour francez Jean-Yves Tilliette, nê artikullin me titullin « Gërshetimet mesjetare të Poezisë dhe Filozofisë » trajton « dy monumentet më të bukura të krijimtarisë poetiko-filozofike të mesjetës : “Kosmografia e Bernard Silvestre”(1150) dhe “l’Anticlaudianus” i Alain de Lille.
Filozofi francez Gérard Raulet, autor i çmuar veprave filozofike në
gjuhën franceze dhe gjermane, në kumtesën “Midis poezisë dhe politikës –Miti i Gjermanisë sekrete” shoshiti forma të ndryshme të ndër-diskursit që janë shpërfaqur, veç tjerash në veprat e Alfred Bauemler dhe Johannes R. Becher. Analizat e autorit mbi strategjitë diskursive te poetët e angazhuar
kundër nacizmit, në veçanti te poetët e shkollës së George, orientohen te ndriçmi i rolit të poetit të madh Hölderlinit brenda rrjedhave të kësaj rrezistence.
Profesorja Hasnije Ilazi në kumtesën e titulluar “Refleksione
filozofike dhe poetike në romanin e Milan Kunderës” mer në shqyrtim në veçanti artin e ironisë dhe ironinë si perspektivë e romanit në të cilin shfaqen koncepte themelore dhe format dominuese të prodhimtarisë letrare të Milan Kunderës.
Profesor Abdulla Rexhepi në kumtesën “Poezia filozofike dhe filozofia e poetizuar në mendimin pers: Omer Hajam dhe Mahmud Shabestari analizon nê veçanti poezinë filozofike të Omer Hajamit dhe temat filozofike të veprës poetike të Mahmud Shabestarit.
Muhamedin Kullashi në kumtesën me titull « Relacionet e filozofisë me poezinë te Nietzsche » vë në pah se
të menduarit e Nietzsche-s është cilësuar shpesh si poetik jo vetëm pse në shkrimin e tij hasim rregullisht një gërshetim të dendur midis koncepteve thellësisht të elaboruara dhe kritike ndaj koncepcioneve tjera, por edhe me imazhe e figura stilistike (metafora, alegori etj.).
Profesorja Adriana Anxhaku, nga Universiteti i Tiranës, në kumtesën « Lojrat e gjuhёs nё poezinё e Martin Camajt » synon të vejë në pah se poezia e Camajt ngjason me rolin qё i njeh poezisё Vitgenshtajni, si njё lojё gjuhe e kushtёzuar fort prej situatave kulturore.
Profesor Ag Apolloni nê kumtesên « Migjeni mes nihilizmit dhe
komunizmit» trajton veçorinê e viteve ’30 të shekullit të kaluar për formimin e vetëdijes së elitës shqiptare mbi rëndësinë e zhvillimit të mendimit filozofik. Apolloni nê kêtê kumtesê orvatet nê veçanti ta shpjegoj këtë « fenomen të instrumentalizimit të këtij autori ».
Blerina Rogova Gaxha, në kumtesën “Vdekja dhe Poezia” trajton
fenomenin e vdekjes në poezinë moderne.Ajo sqaron se tema e madhe e njeriut dhe tema më e injoruar po nga njeriu, subjekti që ka frymëzuar letrat e bukura, religjionin dhe filozofinë, “muza e filozofisë” siç e quajti Arthur Schopenhauer, do të bëhet muzë edhe për krijimet poetike të autorëve të ndryshëm.
Profesori Astrit Salihu në kumtesën “I leht, me krahë dhe i shenjtë, përjashtohet nga shteti” zhvillon një interpretim sipas të cilit qëndrimi i mirëfilltë i Platonit për artin dhe poezinë, për atë që është magjepsëse, tërheqëse dhe e fuqishme në art dhe poezi, nuk implikon kundërshtimin rrënjësor të artit dhe poezisë.
Profesor Haqif Mulliqi në kumtesën “Mbi aspektet e caktuara filozofike në përvojën estetike të poezisë” niset nga teza se poezia mund të jetë e lidhur me filozofinë, pra, të jetë filozofike e njëherësh, mëton të vej në pah se në çfarë konsiston përvoja estetike e atyre poezive që ngërthejnë brenda vetes dimension filozofik.
Profesorja Valbona Gashi Berisha, në kumtesën e saj « Diskursi i carpe diem në poezinë e Pierre de Ronsard » e zhvilloi një analizë pertinente të poezisë së poetit të madh francez Pierre de Ronsard(1524-1585), i njohur për sonetet e tij për dashurinë.