Shkruan: Aferdita Saraçini Kelmendi
Çdo 3 Maj, bota kujton Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Simbolikisht, është një ditë që nderon të drejtën për të folur, për të pyetur dhe për të raportuar. Por përtej simbolikës, një pyetje thelbësore mbetet pezull: A matet liria e shtypit me ekzistencën e mundësisë për të folur, apo me mungesën e presionit që i bëhet atyre që flasin?
Në shumë vende, përfshirë edhe shoqëritë në tranzicion si e jona, ekziston një kontrast i rrezikshëm mes lirive në letër dhe realitetit në terren. Gazetarët mund të kenë formalizuar të drejtën për të publikuar, por përballen me një mur të padukshëm: presion politik, presion ekonomik, vetëcensurë nga frika, sulme dixhitale ose të drejtpërdrejta fizike.
Një shoqëri nuk është vërtet e lirë, nëse zëri i medias është i lirë vetëm në teori, por i shtypur praktikisht nga kontrolli i burimeve, nga frika e ndëshkimit apo nga presioni për të heshtur. Kur një mikrofon nuk dridhet nga emocionet, por nga frika, nuk mund të flitet për liri, por për një iluzion të saj.
Liria e shtypit nuk është thjesht e drejta për të thënë fjalën e fundit në një lajm — ajo është e drejta për të pyetur pa frikë, për të hetuar pa pengesa dhe për të raportuar pa pasoja.
Prandaj, në vend që të pyesim “A kemi të drejtën për të folur?”, duhet të pyesim: “A kemi guximin për të mos heshtur, edhe kur fjalët tona nuk i pëlqejnë pushtetit?” Dhe më tej: “A i kemi mbrojtjet që e bëjnë këtë guxim të mundur?”
Sepse liria e shtypit matet jo vetëm me fjalët që thuhen, por me sa e shtrenjtë paguhet e vërteta kur ajo nuk u shkon për shtat të fuqishmëve.
P.S. Këtë çmim RTV21 e ka paguar shtrenjte. Me nxjerrjen e tij, në mënyrë arbitrare, nga objekti ku ka investuar për 20 vjet. Ky çmim është paguar ne investim te ri te rindërtimit te infrastrukturës prej fillimit te një RTV