Mbahen Garat Republikane të Matematikës

Nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, janë mbajtur Garat Republikane të Matematikës, në Shkollës Fillore “Selami Hallaqi”.

Në hapjen e garave ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun.

I pari i Gjilanit, theksoi se këto gara janë të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit dhe përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për të vlerësuar dhe inkurajuar talentin e nxënësve tanë në fushën e matematikës.

Ai përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.

“Gjilani është krenar që mirëpret aktivitete të tilla që nxisin dijen dhe zhvillimin akademik të të rinjve tanë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.