Mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxheote 2026–2028

Është mbajtur dëgjimi publik në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, të Komunës së Gjilanit, në sallën e Kuvendit Konunal në Gjilan.

Të pranishëm në prezantimin e Kornizës Afatmesme të Buxhetit për vitet 2026, 2027 dhe 2028, ishin nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salihu, ai për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi e zyrtarë të tjerë.

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, tha se Korniza Afatmesme Buxhetore 2026–2028 është një proces i rëndësishëm për planifikimin komunal.

Ajo falënderoi përfaqësuesit e fshatrave për paraqitjen e kërkesave të banorëve të cilat kanë shumë rëndësi në këtë proces të buxhetimit për komunën tonë.

Sipas saj përmes dëgjimeve buxhetore, synohet të rritet transparenca, llogaridhënia dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje.

Në takim me përfaqësuesit e fshatrave kanë bashkëbiseduar edhe drejtorët e tjerë.

Korniza Afatmesme Buxhetore udhëheq planifikimin e zhvillimit të komunës dhe synon një përfshirje të gjerë shoqërore, duke u bazuar në transparencë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Buxheti i Komunës së Gjilanit, i planifikuar dhe prezantuar me kujdes do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë.