Sekretari i Thesarit të SHBA, Scott Bessent ka sqaruar komentet e fundit të presidentit Donald Trump për tarifat tregtare.
Bessent tha se “çdo vendi në botë” që dëshiron të negociojë, SHBA është e gatshme të dëgjojë.
Over-40s are snapping up the new indestructible military smartwatch
Indestructible Smartwatch
Dating for Senior Singles
Secretmeet
Sponsored Links
“Ne do të zbresim në një tarifë bazë prej 10% që kemi për ta,” tha ai.
“Dhe Kina do të rritet në 125% për shkak të këmbënguljes së tyre për përshkallëzimin”, theksoi Bessent.
Ai tregoi se më shumë se 75 vende kanë kontaktuar SHBA-në për të diskutuar kushtet dhe Uashingtoni është gati të negociojë me “mirëbesim”.
“Kjo pauzë 90-ditore jep kohë për këtë”, tha ai.
Përmbysja e papritur e politikës së Trump vjen më pak se 24 orë pasi tarifat e reja të larta hynë në fuqi mbi importet nga dhjetëra partnerë tregtarë.