Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa”

Papa Leo XIV në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre.
Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshës në të cilën Leo përfundoi një javë plot ngjarje për katolikët e rinj.
“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, me të rinjtë e Ukrainës”, tha ai.
“Vëllezër dhe motra, ju jeni një shenjë se një botë tjetër është e mundur”, vazhdoi ai.
“Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog.”
“Ne vërtet duam të përhapim shpresë dhe dashuri”, përfundoi Papa.