Mënin këndo o hyjnesh, t’ Akil Pelidit

“ILIADA” NIS ME FJALËN SHQIPE “MËNI”, ÇKA VËRTETON NËNSHTRATIN PELLAZGJIK TË EPOKËS HOMERIKE

“Μῆνιν ἄειδε, θεὰ, Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος”
(Mënin këndo o hyjnesh, t’ Akil Pelidit)

Gjenia poetike e Homerit, që shpaloset me madhështinë e detit në kryeveprat «Iliada» dhe «Odiseja», krahas luftës, grindjeve, shkatërrimit e vuajtjeve të pafundme njerëzore e mbinjerëzore, nuk mund të linte mënjanë
pajtimin e paqtimin në tokë e nëntokë, në det e në qiell dhe mes qiellit e tokës. «Iliada» nis me fjalën shqipe «mëni» (çka vërteton nënshtratin pellazgjik të epokës homerike) dhe kjo mëri bëhet strumbullar strukturor e dramatik i kësaj poeme madhështore. Rrethimi i Trojës nga akejtë (grekët) po dështonte sepse Akili, kryetrimi i famshëm, i përkëdheluri i perëndive ishte tërhequr i zemëruar e sedërfyer nga fronti i luftës, sepse Agamemnoni, kryekomandanti i ushtrisë greke i kishte marrë skllaven e bukur, Briseidën. Duhej të vriteshin e të plagoseshin kaq e kaq trima, duhej të ndërhynin shokë e hyjni që të pajtohej Akili me Agamemnonin dhe Akili të reflektonte kështu:

«Besa, o Atrid (Agamemnon) më mirë dalë do t’na kishte / si ty si ue t’u merrshim vesh ndër vedi / kur peshë të dy n’zemër të frytë u ngritëm / me përpi shoqin verbue për një femën!…/ M’thotë mendja Akejt’ kurr’ goje s’do ta heqin / grindjen që patëm unë e ti mes nesh. / Për këtë që ndodhi në harresë ta qesim. / Dhe në pastë lënë ndonjë mbresë hidhërimi / e Iyp detyra t’i vemë fre çdo epshi. / Prandaj unë sot po heq dorë nga mënia, / hie s’më ka të rrij gjithnjë idhnueshëm.» (XIX, 69-85)
FB: @Thënie për shqiptarët
_______________
Titulli: “Kumte për pajtim dhe paqe nga letërsia e antikitetit” (Messages of Reconciliation and Peace Reflected in Ancient Literature; In Albanian with an English summary). Albanohellenica no.2 (2001-1). 77-88.
Autori: Sazan Goliku
Botuesi: Albanian-Greek Philological Association