Vlora A.R. Jashanica
Nderim për Luftëtarët dhe Luftëtaret e Lirisë së Kosovës në Ditën e Veteranëve
Bota mbështeti luftën e Kosovës për liri sepse ishte një luftë e drejtë, një luftë për çlirim kundër regjimit brutal serb.
Bota qëndroi me Kosovën kur shpërtheu lufta midis UÇK-së dhe forcave serbe, kur njerëzit morën armët për të mbrojtur familjet e tyre dhe për të luftuar krimet kundër njerëzimit!
Nuk ishte një detyrë e lehtë të qëndroje përballë artilerisë së pandalshme të Serbisë.
Nuk ishte një detyrë e lehtë të siguroje armë në një kohë okupimi dhe nën regjimin çfarë ishte.
Nuk ishte një moment i lehtë të përqafosh të dashurit, duke menduar se mund të ishte lamtumira e fundit, dhe për shumë prej tyre, ishte pikërisht lamtumira e fundit!
Këto sakrifica përcaktojnë qëndrueshmërinë dhe guximin e Luftëtarëve të Lirisë të Kosovës.
Bota e njohu çështjen e Kosovës për shkak të sakrificës së Adem Jasharit dhe të shumë familjeve që dhanë gjithçka për lirinë.
Bota mbështeti Kosovën sepse, Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë derisa u okupua dhunshëm nga Serbia!
Bota mbështeti Kosovën për shkak të spastrimit etnik tragjik që kryente regjimi i Millosheviçit.
Bota mbështeti Kosovën sepse, kundër çdo mundësie, një komb i pambrojtur qëndroi i fortë përballë forcave të armatosura dhe paramilitare të Serbisë.
UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës, një luftë që solli çlirimin që sot e gëzojmë.
Falenderim dhe mirënjohje si gjithmonë, për të gjithë veteranët e UÇK-së për guximin, sakrificën dhe luftën e tyre për lirinë e Kosovës.