Në vend të fustanit të bardhë të nusërisë, Marie veshi një kostum ngjyrë blu të errët që do t’i shërbente për shumë vite si veshje laboratorike

Shikoje këtë fotografi martese nga 26 korriku i vitit 1895 të çiftit më të njohur në historinë e Çmimit Nobel: Marie Skłodowska dhe Pierre Curie – bashkëfitues të çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1903 për kërkimet e tyre mbi radioaktivitetin (së bashku me Henri Becquerel-in).
Në vend të fustanit të bardhë të nusërisë, Marie veshi një kostum ngjyrë blu të errët që do t’i shërbente për shumë vite si veshje laboratorike. Çifti mori para si dhuratë martese, të cilat secili i përdori për të blerë nga një biçikletë. Udhëtimet e gjata me biçikletë, ndonjëherë aventureske, u bënë mënyra e tyre për t’u çlodhur. Jeta e tyre përndryshe ishte e mbushur me punë dhe studim.
Marie fitoi çmimin e saj të dytë Nobel në vitin 1911, këtë herë në kategorinë e kimisë, për “avancimin e kimisë përmes zbulimit të elementeve radium dhe polonium, për izolimin e radiumit dhe studimin e natyrës dhe përbërjeve të këtij elementi të jashtëzakonshëm.”
Ajo ishte personi i parë që u nderua dy herë me Çmimin Nobel.