“Nëse për hirë të dashurisë ekziston e vërteta, atëbotë ç’duhet kjo kur njerëzit s’e njohin as dashurinë” – MuRai
Arbnore Ramadani- Dragaj
………………………….
Musa Ramadani ishte një njeri elegant, ndonjëhere ekstrem por edhe mistik, herë pas here energjik, e shumë më shpesh i heshtun…mishënonte dy antipode në luftë me njera tjetrën, e që mbështilleshin rreth një bardhësie heretike, për të krijuar qetësinë e tij në lëvizje, duke levituar prej ëndërrave e deri në zeron e tij mistike… e, në esencë ishte shumë i ndjeshëm, i mezmeritur ngsj fjala e bukur, melodia dhe dashuria.
………………………….
Mbrëmja e datës 7.6.2025 mblodhi miq e art’dashës të babait tonë Musa Ramadani. Ishte një konvolut përjetimesh, ndjenjash dhe njëlloj nostaligjije për jetën dhe krijimtarinë e tij. U përurua ribotimi i veprës së plotë të tij, e cila përmban 23 libra prej të cilave 2 drama të pabotuara.
Në emër të familjes Ramadani, falënderojmë të gjithë ju, që me praninë tuaj na nderuat dhe respektuat mikun tuaj, babain tonë MuRain.
Atë natë mbase edhe ai ishte diku në mesin tonë.🙏
Falënderojmë: Agron Gashi , Ervina Halili , Ibrahim Kadriun , Hani Dy Roberteve , Rilind Gërvalla si dhe
MKRS /në, shtëpinë botuese Armagedon (Berat Dakaj) për përkrahje në jetësimin dhe realizimin e këtij ‘Tributi’.
“Nëse heshtja është filozofi(m)
Më falni që llomotis pa figura e trope
Filozofëve jo, filozofisë i kam lakmi
Ndonëse mu në kohën që na mbijeton
Dhe mes ëndrre shtrihet e zhgjandrre
Rastësisht zbuluam një interval të vogël
E patëm thënë se do ta quanim—j e t ë.”
-MuRai