NGA GRUAJA PËR GRATË, E KAM NJË MESAZH


Doarsa Kica Xhelili

Marr shkas nga tubimi i shkëlqyeshëm i forumit të gruas, sot, në Prishtinë.

Të dashura gra, veçanërisht ju kandidate për herë të parë për deputete, e ju të tjerat që do të votoni për një grua.

Duke qenë pjesë e politikës qe katër vite, kam kuptuar që gjithçka që më ka mësuar jeta, sfidohet si teori në politikë.

Vështirësitë të cilat i has si grua në politikë, janë vite dritë larg më brutale se të burrave. Pesha mbi supe, tonelata më e rëndë. Madje edhe shpifjet që ju bëhen, e sulmet që ju drejtohen e ju bëjnë të mos e njihni veten, janë vite drite larg atyre që ua bëjnë burrave.

Por, një gjë ua premtoj: Kur jemi të sinqerta me veten; kur jemi të bindura në qëllimin tonë fisnik; kur kemi pas vetes gjenerata heroinash, e para vetes gjenerata engjujsh; kur e kujtojmë urgjencën e Kosovës për zhvillim e barazi; e jetësimin e ëndrrës kosovare; nuk ka ASGJË që na ndalë e na ndanë.

Kjo betejë është e fituar, e në këtë betejë të së ardhmes, më keni krahun tuaj të fuqishëm, e shpatullën tuaj për mbështetje.

T’i mbështesim gratë, të ngrisim zërin, të punojmë fort, të besojmë edhe më fort – ne do ta bëjmë Kosovën atdhe të lutjeve të nënave tona, e fole të ëndrrave të vajzave tona.

Me LDK e kemi të mundur. Me Lumir Abdixhikun e bëjmë.

Doarsa R. Kica

Postime te ngjashme

{ Besnik Tahiri në Jordani si ekspert i reformave qeveritare }
LajmeUncategorized
22 Dhj 2024
By XLPress

Besnik Tahiri në Jordani si ekspert i reformave qeveritare

Ai ka bërë të ditur se: Në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar, jam duke qëndruar për disa ditë në Mbretërinë e Jordanisë, për të bërë një analizë profesionale të reformave që qeveria e këtij vendi synon t’i ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e mia për avancimin e qeverisjes së decentralizuar. Në Parlamentin e Jordanisë pata […]

{ Parashqevia – një ëndërr kolektive }
Kulturë
22 Dhj 2024
By XLPress

Parashqevia – një ëndërr kolektive

Majlinda Bregasi Fenomeni Parashqevi Simaku ngërthen ëndrrën e shqiptarëve për ta jetuar edhe një herë rininë e tyre të pajetuar. Dëshirën e pashuar për të provuar sado pak lumturi nga ajo që nuk e kishin të qartë se çfarë ishte në vitet ’80. Kishin frikë të guxonin. Vetëm ideja që ta provonin i tmerronte. Fenomeni […]

{ NGA GRUAJA PËR GRATË, E KAM NJË MESAZH }
Lajme
22 Dhj 2024
By XLPress

NGA GRUAJA PËR GRATË, E KAM NJË MESAZH

Doarsa Kica XheliliMarr shkas nga tubimi i shkëlqyeshëm i forumit të gruas, sot, në Prishtinë.Të dashura gra, veçanërisht ju kandidate për herë të parë për deputete, e ju të tjerat që do të votoni për një grua.Duke qenë pjesë e politikës qe katër vite, kam kuptuar që gjithçka që më ka mësuar jeta, sfidohet si […]