DHJATA
Po hesht kryeneqe po hesht
As lutjet s’ta nxjerrin fjalën.
Dikur thoshe plot bindje:
Mos u bë i keq
– vret
Mos u bë i mire
– të vrasin
Mos u bë i bukur
– vritesh!
Kalomë nëpër këtë Stuhi
Shëromë nga Frika,
Se vdekja është e mbrama.
O Nanë!
Nga Sabri Hamiti – Trung ilir