Njerëzit kanë nevojë për njëri tjetrin

Shpesh herë në jetën tonë dhe përditshmëri kemi nevojë për njerëz të na ndihmojnë, ka nevojë prindi për fëmijë, fëmija për prinder, për miq shok dhe dashamirë.

Por në saje të rrethanave ndodhë që njerëzit shikojnë punët e veta, interesat e veta dhe nuk çajnë kokën për ty që ke nevojë. Ka shumë prindëer, të moshuar që kanë mbetur vetum dhe askush nuk kujdesohet për ta, ka shumë të sëmurë që vuajnë sepse askush nuk i viziton, ka shumë njerëz në nevoja të veçanta që kanë nevojë për një bisedë, për një shtërngim dore, për një buzqeshje, por askush nuk ua dhuron.

Kështu ishte edhe me njeriun nga Ungjilli i sotshëm Gjn 5,1-16, i cili ishte tridhjetë e tetë vite i sëmurë dhe tani priste që dikush ta ndihmonte të zhytej në një pishinë kuruese për t’ u sheruar, por nuk e ndihmonte askush, ishte i paralizuar dhe nuk kishte mundësi të zhytej vet.

Dhe Krishti nuk e ndihmon që të hedhet në ujë, por me një fjalë e shëron dhe bën që ky njeri të jetë i lumtur.

Nga kjo ngjarje e Ungjillit mësojmë:

Nëse të gjithë na harrojnë dhe nënçmojnë Zoti nuk na harron, Ai na do dhe Ai përkujdeset për ne. Në mes të shumë njerëzve që ishin në atë pishinë, Jezusi e shikoi këtë që kishte më së shumti nevojë. Po Krishti i di nevojat tona, Krishti e njeh gjendjen tonë. Të besojmë në Të dhe gjithmonë do të shërohemi nga problemet me të cilat ballafaqohemi.

Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhe të mbarë. Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni!

Misionari juaj
Don Marjani