Cancel Preloader

“Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

 “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin e çdo detaji të skulpturave të saj gotike.

Projekti pritet të zgjasë të paktën një vit dhe të kushtojë disa milionë dollarë, i tha sot revistës “Le Point”presidenti i “Microsoft-it, Brad Smith.

Duke ndjekur shembullin e projekteve të mëparshme të digjitalizimit, si ai i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, katedralja do të skanohet me teknologji shumë të avancuar për t’u ruajtur në mënyrë digjitale për brezat e ardhshëm.

Monumenti i famshëm i Parisit rihapi dyert në dhjetor pas një zjarri shkatërrues në prill të vitit 2019 dhe disa viteve restaurimi.

Smith, i cili ndodhet në kryeqytetin francez, gjithashtu njoftoi se rreth 1 500 modele historike të skenografisë nga Opera e Parisit do të digjitalizohen në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Kulturës.

    XLPress

    Postime të ngjashëm