Cancel Preloader

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 2,069,098

 Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 2,069,098

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Vendimi u mor me shumicë votash, ndërsa kundër ishte vetëm anëtarja e Listës Serbe, Gordana Llaban.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 2,069,098.

“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 2,025,105, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues”, tha Elezi.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në gjithsej 938 Qendra të Votimit me 2,625 vendvotime, ku përfshihen: 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime, dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.

    XLPress

    Postime të ngjashëm