Parmenda fjalë e lashtë e gjuhës shqipe

PARMENDA FJALE E LASHTE E GJUHES SHQIPE – ETIMOLOGJI

PARMENDË f.
1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë.

Parmënda pra, kjo fjalë e lashtë e gjuhës shqipe, ka lodhur shumë koka studiuesish, gjuhëtarë të huaj edhe vendas, dhe askush prej tyre nuk ka mundur të sjellë një rezultat përfundimtar shterues.

Ndaj sot po sjellim një krahasim për fjalën shqipe “pramenda”, geg. “parmȇn(d)a” me disa fjalë të lashta po të gjuhës shqipe, me qëllimin për të sqaruar edhe njëherë se kjo fjalë e lashtë me moshë mbi 10 mijëvjeçare, i takon shqipes dhe nuk ka aspak, asnjë llojë lidhje me fjalën latine; “apparamentum = përgatitje”.

Por është fondi gjuhësor i shqipes se lashtë e cila përmban fjalë të tilla kuptimplote prej të cilave kemi burimin e fjalës “parmenda”, i shohim ato, dhe kemi:

PARMË f.
Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te shpendët). Thefsh parmën! mallk.
* Parmat e fytit anat. secila nga dy arteriet e mëdha përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.

PARMË mb.
1. Që ndodhet në pjesën e parë a në anën e përparme të diçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme. Këmbët e parme të kalit (të lopës).

PARMËZ f.
Kocka e kraharorit te shpendët, parmë. Mishi i parmëzës është i bardhë.

Pra është fjala e lashtë shqipe; “para” e parmë, e përparme, “parmëza” kocka parmore në formë ‘Y’ -je fiks ashtu si edhe parmenda e stërgjatur e me majë të hollë gdhendur, e mprehtë për të çarë para, përpara duke e #ndarë dheun levruar atë; Parme/nda; Parmenda.

Në se të gjithë studiuesit që janë marrë më etimonin e kësaj fjale do i ishin referuar fondit gjuhësor të shqipes së lashtë do të kishin arritur të gjithë njëzëri në këtë përfundim, se fjala shqipe “Parmenda” i takon shqipes dhe vetëm asaj.

Aleksander Hasanas

Ps. Monedha që shohim në foto i takon perëndeshës së Dheut (tokës) Dhemitra, dhe në krahun tjetër shohim veglën e lashtë bujqësore Parmenda prej druri.

Ref.
– https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/2021-vol.-1.pdf
– https://en.wiktionary.org/wiki/parmend%C3%AB
– http://www.fjalori.shkenca.org/
– Newmark, L. (1999) “parmendë”, in Oxford Albanian-English Dictionary‎