Cancel Preloader

Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjilanit

 Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjilanit

 

Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjilanit

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028 të Komunës së Gjilanit.

Takimi i fundit është mbajtur në fshatin Velekincë, ku Skender Bajrami, kryetar i këshillit të fshatit Velekincë dhe banorët kanë paraqitur kërkesat e tyre më të rëndësishme që kanë.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se ky ishte takimi i fundit apo i 13-të i dëgjimeve buxhetore dhe nga qytetarët kanë marrë kërkesat më me prioritet të cilat do të hyjnë në buxhetin e viteve të ardhshme.

Ajo tregoi se buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë mbi 41 milionë euro.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ka falënderuar banorët për paraqitjen e kërkesave të cilat do të trajtohen e përfshihen në buxhet.

    XLPress

    Postime të ngjashëm