Po e përdor Rusia një kishë në Suedi për spiunazh?

Dorës së gjatë të Kremlinit i frikësohen mjaft vende europiane, edhe Suedia. Tani në komunën juglindore suedeze të Västeråsit politikanë lokalë kanë ngritur dyshime, se një kishë ortodokse ruse përdoret nga Kremlini si qendër spiunazhi. Ata kërkojnë nga qeveria suedeze që ta mbyllë kishën, por mbështetësit e saj protestojnë dhe ankohen, se komuniteti po trajtohet padrejtësisht.
Po shqetësohen fëmijët në Greystonin irlandez për kufizimin e moshës për celularin?
Për shumë fëmijë celularët janë tanimë lodrat e preferuara. Ata përdoren për të parë filma vizatimorë, për lojëra digjitale dhe mediat sociale, duke bërë që të vegjlit të kalojnë orë të tëra para ekranit. Por në qytetin irlandez Greystones, fëmijët nuk lejohet ta përdorin celularin para moshës 12 vjeç. Prindërit, shkollat dhe autoritetet ranë dakord për këtë dy vjet më parë, dhe janë të lumtur me vendimin. Po fëmijët çfarë thonë?
Do të ketë efekt vetëm një ligj kundër modës së shpejtë si e planifikon Franca?
Dymbëdhjetë milionë pako pa tatime mbërrijnë në BE nga Kina çdo ditë. Shumë prej tyre me veshje ose aksesorë të lirë e shpesh të falsifikuar, të porositur përmes platformave Shein ose Temu. Ato janë produkte të një trendi në industrinë e veshjeve të njohur si modë e shpejtë. Artikujt e fast fashion prodhohen shpejt, me çmim të lirë dhe u dorëzohen konsumatorëve në sasi të mëdha. Franca do t’i kundërvihet këtij trendi dhe po planifikon një ligj kundër modës së shpejtë.
Kafenioni grek për vendas e turistë
Në të gjithë Europën gjen vendet e gastronomisë tradicionale, që tërheqin vendas e të huaj. Në Gjermani, për shembull, tipik është kopshti i birrës, nëAngli, pub-i. Në Greqi tipike është Kafenion- një kafene tradicionale ku të rinj e të moshuar takohen nga mëngjesi në darkë për të ngrënë, për të pirë e për t’u relaksurar. Edhe turistët janë të mirëpritur, por duhet të kenë kujdes të mos i bëjnë disa gabime. Ne do t’ju tregojmë se cilat!