Cancel Preloader

Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona

 Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona

Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona

 

Gjilan, 3 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 27 janar – 2 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetegjashtë (56) personave.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave, dyzetetetë (48) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), njëzet (20) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së, katër (4) persona të ndaluar, gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzeteshtatë (47) persona.

 

 

    XLPress

    Postime të ngjashëm