PTH e Prishtinës- Departamenti për të Mitur mbajti takim me EULEX-in për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve

PTH e Prishtinës- Departamenti për të Mitur mbajti takim me EULEX-in për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve
Prishtinë, 11 Korrik 2025- Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot u mbajt një takim pune me përfaqësues të zyrës ligjore të EULEX-it, me kërkesë të monitoruesit të kësaj zyre z.Jussi Ohisalo.
Në këtë takim morën pjesë: Udhëheqësi i Departamentit për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z.Fatmir Behrami, prokurorja Merita Shala-Muhaxhiri, si dhe prokurorja Mimoza Shala, e cila njëkohësisht ushtron funksionin e Koordinatores për veprat penale kundër integritetit seksual ndaj të miturve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që lidhen me trajtimin dhe hetimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve, me fokus të veqantë në mbrojtjen e fëmijëve- viktima të veprave penale kundër dhunës seksuale.
Gjithashtu, u diskutua për qasjen e sistemeve të drejtësisë, përfshirë edhe praktikat e aplikuara në Finlandë, në lidhje me kufizimin në intervistim si dhe grumbullimin e provave për të vërtetuar elementet e veprës penale që kanë të bëjnë kundër integritetit seksual.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar për të përforcuar bashkëpunimin ndërinsititucional dhe për të garantuar trajtim të denjë dhe të mbrojtur për të miturit në proceset hetimore dhe gjyqësore.
#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #KeshilliProkurorialKosoves #KeshilliProkurorial #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ProkuroriaThemelorePrishtine